Zjarri i shkrumboi pasurinë

Maqedonia

Zjarri i shkrumboi pasurinë

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 22:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Materiale ndërtimore të djegura (8308),  magazina dhe kamioni të shkrumbuar. (8311). Këto janë vetëm disa nga gjërat që i shkatërroi zjarri në tokën e zonjës Valentina para tre ditësh. Flaka e cili ishte përhapur shpejt në lagjen Bellanovska të fshatit Dobroshane në Kumanovë, përfshiu gjithë sipërfaqen e tokës prej 7500m2 dhe gjithçka që kishte aty. E mërzitur dhe e shqetësuar pronarja tregon se si ndodhi.

Digjeshin telat lart, digjej… e tmerrshme ishte, e tmerrshme. Shkuam për ta shpëtuar kamionin, por për fat të keq nuk mundëm. Gjithçka u dogj, domethënë nga 7.500m2 nga kjo pjesë që po shihni me material ndërtimor, me gjithë makineritë që kemi aty brenda, gjithçka për gjysmë ore u bë hi”, tha Valentina Mishevska, pronare e tokës.

Valentina thotë se një përvojë të këtillë të hidhur ka pasur edhe në vitin 2019. Thotë se zjarrin e kanë shkaktuar telat e rrymës mbi një pemë, duke akuzuar kështu kompaninë EVN që edhe përtej fajit, siç shprehet, nuk marrin përgjegjësi. (8314, 8309, 8323, 8316),

“Në 2019 ndodhi i njëjti zjarr, i shkaktuar në të njëjtin vend, në atë dru nga energjia elektrike. As atëherë EVN nuk ndërmori masa. Erdhën kah ora 11 në mbrëmje, paguan një fëmijë dhe me sharrë motorike prenë degët. Kaq ishte. Unë pres përgjegjësi të madhe nga EVN-ja, sepse është faji i tyre, nuk është faktori njeri e askush tjetër,” tha Valentina Mishevska, pronare e tokës.

Fqinji që jeton pranë kësaj toke, si dëshmitar okular, konfirmon rrëfimin e pronares së tokës, duke shtuar se të gjithë përreth ndihen të rrezikuar nga telat e shtyllave elektrike.  (8322)

Njerëz nuk kishte, unë doja që të takoja dikë të bisedojë, jam pensionist. Kishte shumë erë dhe për shkak të fërkimit të telave, si të ju them. Te ne shumë këputen telat, po vuajmë që të bëhen ndryshime, por se di a do t’ia dalim. Çdo vit këputen tela, te fqinjët kanë pësuar kafshët. Jemi në rrezik jete”, pohoi Vojçe Dimkovska, fqinj i Valentinës.

Nga EVN-j, prej ku thonë: “Procedura është akoma në rrjedhë e sipër. EVN Maqedoni ka bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit. Kompania vë në dispozicion të gjitha të dhënat dhe informacionet e nevojshme të cilat kërkohen për momentin ose që mund të kërkohen në të ardhmen. Në vitin 2019 është shkaktuar zjarr pikërisht në të njëjtin objekt, ndërsa EVN asnjëherë nuk ka qenë palë e prekur”, thonë nga EVN Maqedoni.

Valentina priti ndihmë edhe nga kreu i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, por siç u shpreh ai nuk i solli as edhe një shishe ujë. Ajo pohon se nuk do të dorëzohet deri sa të gjejë drejtësi, pasi ka shumë dëme materiale që duhet kompensuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat