Mbi 462.000 qytetarë janë rivaksinuar

Maqedonia

Mbi 462.000 qytetarë janë rivaksinuar

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 10:25
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, ka pasur rritje të konsiderueshme të interesimit të qytetarëve për vaksinim, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje informojnë se dje janë vaksinuar gjithsej 15.574 qytetarë.

“Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 8.808 qytetarë.

Janë aplikuar gjithsej 1.033.584 doza të vaksinave ndërsa 462.192 qytetarë janë rivaksinuar”, thonë nga MSH.

Nga atje thonë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

“67% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 64% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 60% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 50% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, shtojnë nga MSH.

Nga MSH thonë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga coronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat