Avokati i Popullit- linjë të hapur për shkelje të votës

Maqedonia

Avokati i Popullit- linjë të hapur për shkelje të votës

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 10:47
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti

Qytetarët në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale sot mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-54321, e cila do të funksionojë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në zyrën e Avokatit të Popullit.

Nga Avokati i Popullit, gjithashtu informojnë se të hapur për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës.

Përveç linjës falas, qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit për mbrojtjen e të drejtave të tyre: Tetovë: 044 344- 082, Strumicë: 034 329- 996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit gjithashtu theksojnë se e drejta e votës është e garantuar në mënyrë kushtetuese si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj shkelja aksidentale e lirisë zgjedhja e zgjedhësve si dhe shkeljet e tjera të së drejtës për të votuar janë vepra penale të dënueshme dhe apelon tek të gjithë aktorët në procesin zgjedhor që të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat