Në Universitetin e Tetovës u shënua Dita Botërore e Ushqimit

Maqedonia

Në Universitetin e Tetovës u shënua Dita Botërore e Ushqimit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 19:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Ushqimit. Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, tha se manifestimi i kësaj dite ka për qëllim sensibilizimin e opinionit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin e individit. “Është viti i tretë që ne si Universitet dhe fakultet, në bashkëpunim me fondacionin Albiz, shënojmë Ditën Botërore të Ushqimit, datë që përkon me formimin e organizatës botërore të ushqimit dhe bujqësisë, e themeluar në vitin 1945, kurse nga viti 1981 çdo vit përkujtohet me aktivitete të ndryshme dhe me moto të ndryshme. Këtë vit motoja është “veprimet tona janë e ardhmja jonë”. Në një njoftim për shtyp, FAO njofton se:

Dita botërore e ushqimit nuk ka qenë më kritike se sot, kur më shumë se tre miliardë njerëz, afër 40% e popullsisë së botës, nuk mund të përballojnë një dietë të shëndetshme. Ndikimet e pandemisë Covid-19, ndryshimet klimatike, kanë sjellë një krizë të re ushqimore, rreth 55 shtete kanë hyrë në emergjencë humanitare. Po ashtu, i sugjeroj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që në lëndët shkollore të përfshihet edhe lënda e nutricionizmit ” tha Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi.

Pronari i kompanisë së suksesshme Dauti Komerc, z. Xhemali Dauti, e uroi Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit për shënimin e Ditës Botërore të Ushqimit, duke theksuar se Universiteti i Tetovës është pasuri kombëtare dhe shoqërore, duke vënë theks të veçantë te bashkëpunimi i ndërsjellë që kanë dhe do të kenë edhe në të ardhmen. “Ne si kompani në retrospektivë 30-vjeçare jemi marrë me ushqimin dhe jemi përkrahës të ngritjes së kapaciteteve kadrovike. Segmenti kryesor është menaxhimi i ushqimit nga prodhimi deri te konsumatori.

Ne duhet të fokusohemi në raportin e kompanisë tonë me fakultetin dhe studentët. Jemi çdo herë të hapur për bashkëpunim, për punë praktike. Ne kemi një diversifikim të veprimtarive tona, ku studentët atë që e mësojnë në teori, mund ta shohin në praktikë, si në pjesën e përgatitjes së ushqimit, paketimit etj. Kemi pjesën e keteringut dhe përgatitjes së ushqimit të gatshëm që servohet, kemi pjesën tjetër ku magazinohet, ruhet dhe menaxhohet ushqimi. Është momenti i mirë që studentët të vijnë dhe ta shohin se si ajo realizohet në praktikë. Jemi në disponim të bashkëpunimit permanent, mund të bëjmë edhe projekte të përbashkëta, e keni në dispozicion fondacionin Albis, ideja rreth edukimit të konsumatorit, një projekt më afatgjatë dhe më i gjerë ” tha pronari i kompanisë Dauti Komerc, z. Xhemali Dauti.

Për nder të Ditës Botërore të Ushqimit u mbajtën edhe dy ligjërata profesionale. Përmes platformës online “Skype” Prof. dr Midhat Jašić , nga Universiteti i Tuzlës, në Bosnjë e Hercegovinë ligjëroi mbi temën: “Te ushqyerit dhe Covid 19”.

I pranishëm ishte edhe doktoranti Joncer Naibaho i Universitetit të Shkencave të Natyrës dhe të Mjedisit Jetësor në Wroclaw (Vroclav ), i cili mbajti ligjëratë me temën: “Ushqimet funksionale”.

Image
Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat