Zejdi e akuzon BDI-në, ja arsyeja

Maqedonia

Zejdi e akuzon BDI-në, ja arsyeja

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 21:54
Skender Rexhepi

Për mbështetjen ose jo ndaj Bilall Kasamit për rrethin e dytë në garën për Tetovën, Skender Rexhepin – Zejdi nga Alternativa thotë se për këtë duhet të vendosin organet e të dyja partive, duke aluduar në Kuvendet Qendrore të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Shton edhe se çdo e keqe shqiptarëve në Maqedoni u vjen nga BDI.

“Për bashkëpunimet eventuale dhe përkrahjet në rrethin e dyte duhet të vendosin organet kompetente në të dyja partitë.

Por ajo që është e rëndësishme është se të gjitha të këqijat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë si pasojë e keqmenaxhimit të pushtetit qendror dhe atë lokal nga ana e BDI-së, andaj sa më herët kjo e keqe te largohet nga vendbanimet shqiptare aq më mirë do të jetë për shqiptarët”, tha Rexhepi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat