Mickoski: Vazhdon mbështetja për ASH-AAA

Maqedonia

Mickoski: Vazhdon mbështetja për ASH-AAA

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:53
Hristijan Mickovski

Marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së dhe ASH-AAA-së është parimore dhe nuk do të vendoset në pikëpyetje. Kështu ka deklaruar nga Manastiri, Lideri i VMRO-së Hristijan Mickovski.

Ai tha se do të mbështesin të gjithë kandidatët e opozitës shqiptare që garojnë në raundin e dytë, ndërsa pret mbështetje nga ASH-AAA dhe kandidati i pavarur për Kërçovën.

Kështu është edhe për Kërçovën, edhe për Strugën, edhe për vendet tjera, si Gostivari, Dibra Çairi, Tearca, gjithkund ku koalicioni ASH-AAA do të ketë kandidatë në rrethin e dytë, VMRO-DPMNE pa mëdyshje mbetet nën mbështetje.

Dhe unë personalisht si njeri i mbështes ata kandidatë, siç është Arben Taravari në Gostivar, Bekimi në Çair, siç është Idriu në Strugë, Bekimi në Dibër e këtu nuk ka asgjë tjetër. Jemi falënderues për mbështetjen që dje e morëm edhe nga kandidati i pavarur Fatmir Limani, njeriu me të cilin kam punuar, e që në ‘Elem’ ka qenë zëvendësi im, e njeri që e vlerësoj”, tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat