OBRM-PDUKM: Zaev për tre herë e ka kuptuar mesazhin

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev për tre herë e ka kuptuar mesazhin

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:52
Zoran Zaev

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thonë se sa herë Zaev ka thënë se ka kuptuar mesazhin në mënyrë, siç thonë nga kjo parti, në fund të gënjejë dhe vjedhë.

“Zaev tha se ka kuptuar mesazhin në vitin 2019, kur kishte fshesën në kuptim metaforik për t’u reformuar. Jo vetëm që kishte reforma, por ndodhi Den Donçev, Rashkovski, krimet në REK dhe në vend të burgut, të gjithë janë në liri”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Zaev tha se kanë kuptuar mesazhin në vitin 2020, por ndodhi provizioni i Filipçes me vaksinat, u humb emri Vice nga kallëzimi penal.

“Zaev deklaronte se ka kuptuar mesazhin e popullit edhe në vitin 2021. Por çfarë ndodhi? U dogjën 14 persona dhe në vend të përgjegjësisë nga Filipçe, ai tha se kablloja ka faj”, thonë nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat