Arsovska: Këto manipulime dhe rrena do të dëshmohen

Maqedonia

Arsovska: Këto manipulime dhe rrena do të dëshmohen

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 21:08
Danella Arsovska

Kandidatja e pavarur për Bashkinë e Shkupit, Danella Arsovska tha se në këtë fushatë në vend të vizionit dhe ideve është biseduar për gjithçka tjetër.

Ajo po ashtu tha se kundër saj ka fushatë të errët.

“Që nga lindja deri sot emrin nuk e kam ndryshuar dhe e kam nga gjyshi im Dane. Në anën tjetër kemi njeri që ka treguar se ka gënjyer dhe gjithçka që flasin për mua janë gënjeshtra dhe manipulime. Unë e di se këto manipulime dhe rrena do të dëshmohen, ndërsa këtë herë do të fitoj me 30 mijë vota dallim”, tha Arsovska.

Ajo theksoi se sulmet kundër saj janë të mëdha për arsye se kryeministri Zaev ka premtuar se do të japë dorëheqje nëse LSDM humb në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat