Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i kthjellët. Në mëngjes do të jetë ftohtë dhe në disa vende do të ketë mjegullt.

Kurse në fund të ditës do të shtohen vranësirat, si dhe do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 10 deri 17 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, pritet të ketë mot të ndryshueshëm. Në disa vende do të ketë kushte për reshje të shiut, sidomos pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat