Nga 81 kryetar të komunës, vetëm dy gra

Maqedonia

Nga 81 kryetar të komunës, vetëm dy gra

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Vetëm dy femra kurse 79 meshkuj do të udhëheqin me pushtetin lokal në katër vitet e ardhshme. Kështu duket pasqyra e kryebashkiakëve pas rezultateve të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Qyteti I Shkupit dhe Nagoriçani i Vjetër janë komunat e vetme të cilat në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqen nga kryetare femra, të cilat të përkthyera në përqindje paraqesin vetëm 2,5 përqind përfaqësim të femrës në pushtetin lokal.

Për herë të parë, që nga pavarësimi I vendit, me Qytetin e Shkupit do të udhëheq një grua. Kandidatja e pavarur e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Danela Arsovska fitoi rreth 55 përqind të votave, ndërsa Zhaklina Jovanovska me 56 përqind të votave fiton edhe një mandat dhe në katër vitet e ardhshme do të udhëheq me komunën Nagoriçan të Vjetër.

Ky është rezultati më I keq pas atij të vitit 2009 kur në pushtetin lokal nuk ishte zgjedhur asnjë grua. Në vitin 2013 u zgjodhën vetëm 4, ndërsa në vitin 2017 gjashtë femra.

Kujtojmë se në garën për numrin një të komunës, nga 299 kandidatë vetëm 25 ishin femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat