Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Në orët e mëngjesit nëpër lugina do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës do të ketë lagështi.

Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 13 deri 18 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat