Në Maqedoni është ulur numri i viktimave në trafik

Maqedonia

Në Maqedoni është ulur numri i viktimave në trafik

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave të aksidenteve rrugore, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftojnë se është ulur numri i viktimave gjatë muajit tetor, krahasuar me një vit më parë.

Sipas zëdhënësit të MPB-së Toni Angellovski, numri i viktimave në trafik gjatë muajit tetor është 55 për qind më i ulët se numri i viktimave në tetor 2020. Ai ka falënderoj qytetarët që i kanë respektuar rregullat dha janë bashkuar në përpjekjet e tyre për të ofruar rrugë sa më të sigurta.

“Falënderoj edhe punonjësit e policisë, të cilët kontribuojnë çdo ditë për sigurinë në komunikiacion. Në tetor të këtij viti kemi pesë viktima në aksidente trafiku, ndërsa në tetor të vitit të kaluar 11″.

“Ky është një reduktim serioz, por ne vazhdojmë me aktivitete intensive që këto shifra t’i zvogëlojmë edhe më shumë dhe u bëj thirrje qytetarëve që nuk i kanë respektuar rregullat të bashkohen me ne dhe të gjithë së bashku të angazhohemi për rrugë të sigurta”, tha sot Angelovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat