MSHIA publikon buxhetin për vitin 2022

Maqedonia

MSHIA publikon buxhetin për vitin 2022

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:21
Jeton Shaqiri

“Propozim-Buxheti i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për vitin 2022 shënon vlerën prej 1.323.684.000 denarë (një miliardë e treqind e njëzet e tre milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër mijë denarë) që nënkupton se kemi rritje të disa pikave të buxhetit në krahasim me vitin e kaluar”, tha ministri Jeton Shaqiri në konferencën e sotme për shtyp.

Ndër të tjera, ministri Shaqiri tha se buxheti i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratës ndahet në 3 pjesë:

1. Pjesa e parë dhe me vlerë më të lartë e këtyre mjeteve, përkatësisht 900.000.000 denarë (nëntëqind milion denarë) ndahen për financimin e Radiotelevizionit nacional, Radiodifuzionit nacional dhe Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

2. Shtylla e dytë në buxhetin e MSHIA-së është buxheti i MARnet-it, e cila shënon vlerën prej 15.254.000 denarë (pesëmbëdhjetë milion e dyqind e pesëdhjetë e katër mijë denarë). Me ndarjen e mjeteve të buxhetit vazhdojmë të investojmë në ndërlidhjen e universiteteve dhe të të gjitha institucioneve të tjera arsimore dhe hulumtuese në rrjetin e MARnet-it, i cili do të kontribuojë drejt realizimit të qëllimeve lidhur me rritjen e nevojave me shfrytëzimin e shërbimeve të broadbandit dhe promovimin e tyre, si dhe reduktimin e hapësirës digjitale.

3. Pjesa tjetër e Propozim-Buxhetit për vitin 2022, përkatësisht shtylla e tretë e buxhetit shënon vlerën prej 277.532.000 denarë (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e pesëqind e tridhjetë e dy mijë denarë), pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë parashikuar për digjitalizimin e shërbimeve, qasje më efikase, më e shpejtë dhe më e lehtë për qytetarët dhe për bizneset.

Ministri shtoi se transparenca dhe puna e hapur, si dhe konsultimi i rregullt me qytetarët janë bazë e krijimit të politikave dhe e marrjes së vendimeve, të cilat janë në interes të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat