Dimitrov për vizitë pune në Gjermani

Maqedonia

Dimitrov për vizitë pune në Gjermani

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:45
Nikolla Dimitrov

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov nga nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani.

Sipas agjendës, janë paraparë takime me përfaqësues të lartë në qeverinë e sapo krijuar të Gjermanisë duke përfshirë edhe ministrin për Evropë, Ana Lirman e cila në ditën e parë të punës do të takohet me zëvendëskryeministrin Dimitrov.

Siç njoftojnë nga SÇE, Dimitrov do ta shfrytëzojë vizitën që qysh në ditët e para të mandatit të kancelarit Scholz që ta emrr vëmendjen drejt dosjes evropiane dhe angazhimit gjerman të rajonit.

Çështjen e eurointegrimit të rajonit, Dimitrov do ta ngrisë edhe në konferencën vjetore të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme (ECFR), ngjarje e rëndësishme në kalendaarin politik evropian që i grumbullon të gjithë personat që marrin vendime në kontinent, inteltualë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe tink-tenk bashkësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat