Omicron a ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut?

Maqedonia

Omicron a ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut?

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Edhe pse lloji Omicron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në vendet e botës, deri më tani në Maqedoninë e Veriut nuk është regjistruar asnjë rast.

Lloji i Deltës mbetet dominues, si në vendin tonë, ashtu edhe në vendet e rajonit. Ndërkohë, autoritetet po bëjnë thirrje për një vaksinim më masiv, i cili është e vetmja rrugëdalje reale nga pandemia, përcjell INA.

Lloji i ri Omicron u konfirmua dje për herë të parë në Ballkan. Konkretisht bëhet fjalë për dy pacientë nga Kroacia, të cilët janë infektuar. Ata kanë pasur takime në vendet e BE-së me njerëz nga vendet afrikane, aty ku po dominon ky lloj i ri.

Edhe pse ky lloj po përhapet me shpejtësi, indikacionet e para janë se ai është më pak i rrezikshëm se soji Delta. Kështu deklaroi dje kryekëshilltari i presidentit amerikan për pandeminë, infektologu Dr.Anthony Fauci. Ai vuri në dukje se shkencëtarët kanë nevojë për më shumë informacion përpara se të arrijnë në një përfundim në lidhje me ashpërsinë e specieve Omicron.

Lloji Omicron është gjetur deri më tani në një të tretën e shteteve amerikane, duke përfshirë brigjet verilindore, jugore dhe perëndimore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njerëzit e infektuar me llojin Omicron zakonisht kanë një formë më të lehtë të sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat