Kërkohet rritja e çmimit të ngrohjes në Maqedoni

Maqedonia

Kërkohet rritja e çmimit të ngrohjes në Maqedoni

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Balkan Energy Eroup (BEG) ka kërkuar që çmimi i ngrohjes qendrore të rritet për 300% nga 1 janari i vitit të ardhshëm, njofton “Faktor”.

Në kërkesën që ata e kanë dorëzuar deri te Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), ata potencojnë se çmimi i gazit u është rritur në mënyrë drastike, gjegjësisht për 300%, në raport me korrikun e vitit të kaluar kur KRRE solli vendimin përfundimtar për çmimin e energjisë së ngrohjes.

Çfarë rritje do të aprovojë KRRE nuk dihet, por tregojnë se vendi nuk ka prodhim vendor të gazit dhe ai blihet, ndërkaq çmimi në bursën botërore është dramatik.

Zyrtarisht nga KRRE thonë se sa saktë do të shtrenjtohet ngrohja qendrore, do të mësohet kur BEG do të parashtrojë dëshmi për atë se me çfarë çmimi do të arrijë marrëveshje për furnizim me gaz për periudhën vijuese.

Kërkesa e BEG tashmë u është kthyer, kurse për rritje do të vendoset kur do të parashtrohen dëshmitë e kërkuara nga ana e rregullatorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat