Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 17 janar 2022 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesën perëndimore dhe në vendet më të larta malore do ketë reshje të borës.

Në disa lugina do të ketë mjegull të lehtë të mëngjesit.

Në fund të ditës do të ketë borë të dobët edhe në pjesën lindore. Sipas DPHM-së, përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët deri mesatare.

Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin -8 deri në 0, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 4 deri në 12 gradë celsius./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat