Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 20 janar 2022 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Në fund të ditës në pjesët perëndimore vranësirat do të shtohen, ndërsa gjatë natës paralajmërohen reshje lokale bore.

Do të fryjë erë e lehtë dhe në pjesët perëndimore mesatare kryesisht nga perëndimi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -10 deri në -2, ndërsa maksimalet nga 4 deri në 10 gradë.

Reshjet do të vazhdojnë edhe ditën e premte në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat