Kovaçevski: “Korridorin 8” e kthyem në mesin e prioriteteve të larta

Maqedonia

Kovaçevski: “Korridorin 8” e kthyem në mesin e prioriteteve të larta

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSh), Ejup Rustemi, bënë inspektim të ndërtimit të rrugës ekspres Rankovc – Kriva Pallankë, me gjatësi të përgjithshme prej 24,5 kilometrash dhe vlerë të përgjithshme prej 62,5 milionë eurosh, pasi me homologun bullgar Kirill Petkov, gjatë takimeve të fundit në Shkup dhe Sofje u zotuan për t’i intensifikuar punimet për realizim sa më të shpejtë.

“Me homologun Petkov shumë kohë i kemi kushtuar bisedës për rëndësinë e Korridorit 8 dhe veçanërisht për infrastrukturën rrugore, e cila në masë të madhe varet prej institucioneve dhe zbatuesve. U dakorduam grupi i përbashkët i punës në kompetencë të së cilit është infrastruktura rrugore, lartë në agjendën e vet ta kthejë Korridorin 8 në mesin e prioriteteve të larta të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë presim mbështetje më të madhe për realizimin e plotë edhe të infrastrukturës rrugore edhe hekurudhore”, deklaroi Kovaçevski, duke vlerësuar se pret mbështetje më të madhe për realizimin e plotë edhe të infrastrukturës rrugore edhe hekurudhore.

Kovaçevski, siç njoftojnë nga kabineti i tij, shprehu inkurajim për intensitet të fuqishëm të ndërtimit të kësaj rruge ekspres, duke shtuar se edhe kryeministri Petkov është angazhuar të shohë mirë se çfarë po ndodhë me ndërtimin e rrugës nga pala bullgare tek vendkalimi Klepalo në Berovë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka përcaktim strategjik për ndërtimin dhe modernizimin e Korridorit 8, si pjesë e Korridoreve Panevropiane që e lidhin boshtin Lindje – Perëndim dhe me investimin mundësohet potencial i madh ekonomik edhe për këtë pjesë të shtetit”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Boçvarski.

Ai shprehu kënaqësi nga dinamika dhe realizimi i mbi 70 për qind të rrugës ekspres, ku siç theksoi shtohet jepet stimul në përshpejtimin e punimeve ndërtimore./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat