Lëvizja Besa: Përkrahim protestën e Lëvizjes “Anti Bixhoz”

Maqedonia

Lëvizja Besa: Përkrahim protestën e Lëvizjes “Anti Bixhoz”

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Nga Lëvizja Besa njoftojnë se do të përkrahin protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz” kundër hapjes së kzinos afër një çerdhe në Tetovë.

Lëvizja Besa si çdo herë që ka përkrahur protestat kundër dukurive negative në shoqëri, edhe kësaj radhe vazhdon kontinuitetin e qëndrimeve politike duke përkrahur protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz” kundër hapjes së një kazinoje afër një shkolle në Tetovë.

Gjithashtu u bëjmë apel gjithë qytetarëve që me maturi dhe qetësi të dalin në këtë protestë për të luftuar fenomenet negative në shoqërinë tonë.

Të dalim të gjithë pa dallime partiake për t’i larguar objektet e lojërave të fatit nga afërsia e shkollave dhe t’i dislokojnë ato sa më larg vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat