Zaev: Menjëherë të ndërpritet lufta në Ukrainë

Maqedonia

Zaev: Menjëherë të ndërpritet lufta në Ukrainë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 13:16
Zoran Zaev

Ish kryeministri Zoran Zaev me ftesë të presidentit të Turqisë po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë.

Zaev thotë se mesazhi kryesorë i Forumit është ndërprerja e menjëhershme e sulmeve ruse në Ukrainë.

Deklarata:

“Ndërprerja e menjëhershme e luftës në Ukrainë, rivendosja e paqes dhe vendosja e dialogut në vend të agresionit – ky është mesazhi kryesor i Forumit të Diplomacisë në Antalia, ku po marr pjesë aktualisht me Venko Filipçen me ftesë të presidentit turk Erdogan dhe ministrit të jashtëm turk Cavusoglu”, ka shkruar Zaev

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat