Unë jam shqiptare qendrore, jo lokale

Maqedonia

Unë jam shqiptare qendrore, jo lokale

Nga: Dr. Gjyla Çeliku Më: 19 mars 2022 Në ora: 17:31
Gjyla Çeliku

Nuk e kuptova, a ka gjuhë shqipe në policinë e Maqedonisë së Veriut?

Tigrat a nuk i takojnë policisë?

Jo, sepse ata i takojnë vetëm Maqedonisë së maqedonaseve dhe partive në pushtet bashkë me partitë shqiptare, që janë vegla të tyre dhe jo të popullit!

Dmth shqiptarët mbrohen vetëm nga policia lokale?

Po normalisht, sepse shqiptarët përfaqësohen nga politikanë shqiptarë në pushtet me tru lokal për popullin dhe interes personal qendror për veten. 

Turp!

Paaftësia politike nuk ka më mirë se si të demonstrohet në praktikë nga partitë shqiptare politike në pushtet.

Ju bëni takime me njëri-tjetrin, kënaqni egot e juaja të sëmura, fotografoheni, promovoni ndonjë "rast i humbur" me ndonjë libër "patriotik", të cilin nahija e tij nuk e njeh fare dhe këtu ngrihet në piedestal qendror. Faktorizimin e shqiptarëve tuaj në polici dhe çdo sferë e harroni dhe me qëllim ashtu veproni. 

Gënjeni me planin A dhe dështoni me planin B.

A e njihni Borisovin e Bullgarisë, që një kohë ishte si ju, ku është tash ai?

Aq e kishte e atij, por edhe e juaja është afër.

Autorja: Shqiptare qendrore dhe jo lokale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat