Arrestohet vjedhësi në rrethinën e Strugës

Maqedonia

Arrestohet vjedhësi në rrethinën e Strugës

Më: 25 prill 2022 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Më datën 24.04.2022, në ora 14:40 minuta në rrugën lokale f. Veleshtë-f. Belicë e Poshtme, nëpunës policorë të Stacionit Policor Strugë e kanë privuar nga liria H.A. (56) nga Republika e Shipërisë.

Ai është kapur gjatë kryerjes së vjedhjes në pikë për auto-pjesë.

Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, kurse personi është arrestuar në stacion poicor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, thuhet në komunikatën e MPB-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat