Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 30 prill 2022 Në ora: 10:08
Ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, kryesisht në pjesët jugore të vendit.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 16 deri në 22 gradë, njofton Enti Hidrometeorologjik.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 21 gradë.

Nga EHM bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme temperaturat do të ulen me disa gradë dhe do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme të shiut dhe kushte për shtrëngata të rralla. Reshjet do të jenë më intensive në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat