Rishikimi i buxhetit të RMV-së, nesër përfundon debati për amendamentet

Maqedonia

Rishikimi i buxhetit të RMV-së, nesër përfundon debati për amendamentet

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Nesër përfundon debati mbi amendamentet, për rishikimin e buxhetit.

Në komisionin parlamentar të financave dhe buxhetit, deputetët më së shumti diskutuan amendamentet e dorëzuara për projektet e infrastrukturës, ndërtimin e rrugëve, çerdheve, ujësjellësve dhe kanalizimeve.

Nga gjithsej 204 amendamente të dorëzuara, një është pranuar për momentin, ndërsa për seancën e nesërme duhet të diskutohen edhe 90 amendamente të tjera.

Pas miratimit të rishikimit, pritet që të miratohen masa të reja të synuara për kategoritë më të cenuara të qytetarëve, të paralajmëruara nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat