Sonte pritet protestë më e madhe e opozitës në Shkup

Maqedonia

Sonte pritet protestë më e madhe e opozitës në Shkup

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ka ndërmarrë të gjitha masat që protesta e paralajmëruar e opozitës, që do të mbahet sonte në Shkup, të mos eskalojë.

Zyrtarë të MPB-së deklaruan se policia posedon plan operativ për neutralizimin e protestave të dhunshme.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke mos ndarë më shumë hollësi ngriti alarmin se sot planifikohet diçka që nuk i ngjan një vendi anëtar të NATO-s dhe vend aspirant për në BE. Megjithatë, ai nuk dha detaje të tjera.

Protestat e sotme pritet të nisin para Qeverisë, vazhdojnë para Ministrisë së Jashtme dhe planifikohet të përfundojnë para Kuvendit.

Protesta e thirrur nga VMRO-DPMNE në opozitë, është për ta refuzuar  propozimin francez për zhbllokimin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Shumë protestues kanë qëndruar gjatë tërëe ditës duke protestuar ndërsa në mbrëmje janë paralajmëruar edhe tubime të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat