Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga jugu.

Në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje në pjesët veriore dhe lindore moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja prej 32 deri në 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Me diell dhe ngrohtë në Shkup. Nga fundi i ditës dhe në mbrëmje do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat