Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 36 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Në pjesë të luginës do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë.

Nga sot vijon periudhë me mot të qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat