​Turistët ankohen për pastërtinë në plazhet e Ohërit

Maqedonia

​Turistët ankohen për pastërtinë në plazhet e Ohërit

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Një pjesë e mirë e plazheve në bregun e Ohrit, të cilat nuk i menaxhon askush, kanë mbetur të parregulluara këtë verë.

Turistët ankohen për mungesën e higjienës, nuk ka mjaft kosha për mbeturina, zhveshtore ndërsa sipërfaqet janë me bar dhe gjemba.

Në disa prej tyre ka ende rrënoja të objekteve apo platformave që u hoqën vitin e kaluar gjatë aksionit për shembjen e objekteve pa leje.

“Kemi disa vite që vijmë në plazh, por nuk jemi shumë të emocionuar me plazhin. Nuk ka higjienë, rëra është e bukur. Kemi qenë edhe në plazhe të tjera. Çdo vit situata është e njëjtë. Nuk ka ndryshime… Asgjë nuk ka ndryshuar, gjithçka është e njëjtë. Nuk ka ulëse, nuk ka asgjë. Nuk ka ku të parkohemi, duhet të vijmë herët në mëngjes, t’i vendosim makinat”, thotë një turist.

“Nuk e di nëse ky plazh është me koncesion nga dikush – jo. Mendoj se ka notë kaluese, dysh, nga një deri në pesë”, shprehet një turist tjetër.

“Janë të lira. Mirë janë. Por higjiena duhet të përmirësohet pak…”, u shpreh një turist.

“…Ndoshta kur kanë ekzistuar kafenetë e kanë mbajtur higjienën, por tani jo. Duhet dikush ta menaxhojë dhe sigurisht që do të ruhej më mirë”, tha një turist.

“…E shihni që nuk ka kosha. Duhet të shkosh atje për ta hedhur”, theksoi një turist.

Situata është ndryshe përballë hoteleve që i menaxhojnë plazhet. Aty i kushtohet vëmendje higjienës dhe rregullimit.

Megjithatë, plazhet më tërheqëse në Ohër edhe këtë verë, për të dytin vit radhazi, mbetën të mbyllura, të paorganizuara dhe pa koncesionarë.

Objektet u mbyllën para fillimit të sezonit të kaluar ndërsa në disa vende u hoqën plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat