Bedri Ajdari i bashkohet Aleancës për Shqiptarët

Maqedonia

Bedri Ajdari i bashkohet Aleancës për Shqiptarët

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 20:43
Bedri Ajdari

Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se veprimtari Bedri Ajdari është bashkuar me këtë parti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bedri Hajdari mirë se vjen në Aleancën për Shqiptarët, Aleancën e vetme për drejtësi
Bedri Hajdari është shndëruar tanimë në një simbol të rrezistencës dhe betejës kundër padrejtësisë në këtë shtet. Ai është zëri i familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm. Bedriu është bërë zëri i shumë shqiptarëve, familjarët e të cilëve po vuajnë padrejtësisht nga proceset e montuara politike.
Si shumë shqiptarë të tjerë edhe Bedri Hajdari po bashkon forcat me Aleancën për Shqiptarët, si shpresë e vetme për rikthimin e drejtësisë në këtë vend, për jetë të sigurtë e të lirë, për barazi para ligjit.
Çdo besim i çdo qytetari që kohën e fundit sa vijnë e shtohen, paraqesin jo vetëm nder, por edhe një barrë të madhe të përgjegjësisë në këtë vend. Ashtu si edhe në të kaluarën, Aleanca për Shqiptarët do të jetë zëri i çdo njërit që i bëhet padrejtësi, që kërkon drejtësi, jo vetëm për të ardhmen, por fillimisht për të sotshmen.
Mirë se vini e na priftë e mbara!”
thonë nga ASH.

Përndryshe, Bedri Ajdari në opinionin e Maqedonisë njihet si familjari që ka mbrojtur të drejtën e grupit të akuzuar për rastin “Monstra” dhe për këtë rast ka qenë organizator i protestave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat