Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite dhe gjatë natës, të cilat do të jenë më të bollshme (mbi 30 l/m2). Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja prej 10 deri në 15 gradë.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor.

Në Shkup paradite moti do të jetë me vranësira, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 12 gradë.

Nga e hëna reshjet të kthehen në borë, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta bore në disa zona më të ulëta, sidomos në pjesët veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat