Angellova thotë se është bërë Rektor në UKM

Maqedonia

Angellova thotë se është bërë Rektor në UKM

Më: 30 maj 2023 Në ora: 18:34
Profesoresha Biljana Angellova

Profesoresha Biljana Angellova nga Instituti Ekonomik është zgjedhur rektore e re e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.

Këtë e ka konfirmuar vetë Angellova për “Fakulteti.mk”.

Angellova për “Fakulteti.mk” thotë se arsimi i lartë i Maqedonisë përballet me një sërë dobësish sistematike, disa prej tyre rrjedhin nga Ligji për arsimin e lartë, financimi i universiteteve shtetërore, autonomia e dëmtuar, buxheti i ulët për shkencën, standardet e pamjaftueshme të subvencionuar të studentëve, pagat e ulëta të profesorëve universitar dhe ndoshta një nga problemet më urgjente është rregullimi sistematik i cilësisë së arsimit të lartë.

Të gjitha këto, thotë ajo, pasqyrojnë probleme në funksionimin e universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë.

Angellova është rektorja e dytë femër e Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Rektor e vetme femër në këtë universitet deri më tani ishte profesoresha Radmilla Kiprianova, në dy mandate, në periudhën nga viti 1994 deri në vitin 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat