Edhe Dimitrievski kërkon rritjen e pensioneve

Maqedonia

Edhe Dimitrievski kërkon rritjen e pensioneve

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 19:14
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski kërkon rritjen e pensioneve. Sipas tij, institucionet duhet t’i informojnë qytetarët se sa mjete disponon Fondi për Sigurim Pensional.

“Institucionet kompetente duhet të tregojnë në mënyrë transparente se sa mjete disponon Fondi Pensional. Është e palejuar që për elitën politike të ketë rritje të pagave për 78%, ndërsa pensionistët 6%. Nëse ndërtojmë shtet të së drejtës atëherë është e drejtë me përqindje të barabartë të ketë rritje të të hyrave”, u shpreh Dimitrievski.

Ai kërkoi që të ulen pagat për funksionarët dhe kjo të shpërndahet për të tjerët, ndërsa për kërkesat e pensionistëve të cilët kërkojnë rritje lineare të pensioneve, theksoi se pensionistët kanë qenë themeli financiar në familje, ndërsa sot kanë sa për ekzistencë.

Ndryshe, pensionistët e Maqedoni shprehen të pakënaqur nga rritja prej 6 për qind në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat