Terminali, shpëtim për bizneset e Pollogut

Maqedonia

Terminali, shpëtim për bizneset e Pollogut

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 20:32
Pollog

Terminali është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit, sidomos rajonit të Pollogut. Kështu thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore. Madje, nga kjo odë theksojnë se janë të vetmit që kanë ngritur zërin për këtë çështje. Prej atje thonë se ky diskriminim që u bëhet bizneseve është i pakuptimtë. Hapja e një terminali në Jazhincë do të ishte një lehtësim i madh për bizneset e rajonit të Pollogut, nënvizojnë nga OEMVP-ja.

“Kjo do të mundësonte që tregtia ndërkufitare të bëhej më mirë por edhe të gjallëronte ekonominë në vendin tonë por edhe duke faktorizuar këtë rajon i cili ka para disa dekadave ka qenë jetik për ekonominë e këtij vendi ndërkaq tani është shuar plotësisht, pikërisht për shkak të këtyre problemeve të cilët shteti nuk po u gjen zgjidhje”, tha Durim Zeqiri, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perendimore.

Bizneset e këtij rajoni humbin shumë kohë derisa të gjejnë alternativa tjera për doganimin e mallit. Prandaj, kjo temë është hapur çdoherë në takimet edhe me krerët e institucioneve por ende nuk ka asnjë reagim.

“Është e rëndësishme të potencohet që në çdo takim qoftë me subjektet politike por qoftë edhe me institucionet, ne kur kemi prezantuar platformën tonë të zhvillimit lokal ekonomik, neve çdo herë e kemi pasur pikë të parë këtë terminal, sepse kemi vendosur që të bëjmë shtypje në drejtim që t`u jepet mundësia bizneseve të këtij rajoni që aspektin e tyre afarist ta realizojnë më lehtë dhe jo të gjejnë alternativa tjera, me këtë ata humbin në kohë dhe kanë më shumë harxhime duke shkuar deri në terminalin në Bllacë apo diku tjetër. Fatkeqësisht edhe ai terminal nuk korrespondon me kushte siç është ana tjetër nga Kosova ku ka një autostradë dhe qasje të lehtë kurse në anën tonë infrastruktura nuk është e mirë“, thotë Zeqiri.

Në këtë drejtim sipas kësaj ode, vjen në shprehje edhe moszhvillimi i barabartë i rajoneve në shtet.

“Është e rëndësishme që institucionet në bashkëpunim me sektorin e biznesit të cilët do të përfaqësohen edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore të bëhet një shtypje më e madhe në drejtim të saj që të zgjidhet edhe ky si problem. Neve nuk shohim alternativa tjera të zhvillimit ekonomik të rajonit, sepse me këtë infrastrukturë aktuale që e ka ky regjion nuk jep rezultate. Sepse problem është edhe 1 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor që u ndahet rajoneve planore nuk është i mjaftueshëm, prandaj hapja e terminalit do të ndihmonte në këtë aspekt shumë këta biznese”, sqaron Durim Zeqiri.

Edhe pse për këtë problem është folur edhe më herët, megjithatë shteti ende nuk ka treguar asnjë interesim për të çuar përpara këtë projekt. Se sa ishte funksionale pika kufitare në Jazhincë, u tregua para disa viteve kur kishte probleme në rrugën e Hanit të Elezit dhe kamionët kalonin pa probleme në kufirin në Jazhincë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat