Ademi: BDI do ta mbështes ligjin për amnisti

Maqedonia

Ademi: BDI do ta mbështes ligjin për amnisti

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 18:26
Arbër Ademi

Deputeti dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, në një konferencë për media pasditen e sotme tha se si parti ata e mbështesin Projektligjin për Amnistinë.

Siç theksoi ai, të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare janë njohur me këtë zgjidhje ligjore.

“Para se të miratohej nga Qeveria, Ministria e Drejtësisë e ndau draftin me të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare.

Ne jemi njoftuar paraprakisht për përmbajtjen e Projektligjit për Amnistinë. Kjo është e vërteta. Dhe në takimin me të gjithë koordinatorët që ka mbajtur ministri Lloga, ai na informoi edhe për synimin e Ministrisë së Drejtësisë, bazuar në gjendjen reale. Ne i dimë kushtet në burgje dhe prandaj mendoj se qëllimi është i mirë.

Të gjithë duhet të kujdesemi për kushte më humane në këto institucione, kështu që Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbështesë këtë projektligj”, tha Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat