Taravari: Do të jem ministër Shëndetësisë

Maqedonia

Taravari: Do të jem ministër Shëndetësisë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 13:01
Arben Taravari

Arben Taravari nga koalicioni VLEN ka njoftuar disa nga emrat e funksionarëve që do të jenë në qeverinë e ardhshme.

Taravari konfirmoi se ai do të jetë ministër i Shëndetësisë.

“Izet Mexhiti do të jetë zv. kryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë, Arben Fetai do të jetë zv. kryeministër për qeverisje të mirë dhe Fatmir Limani për politikë sociale. Për ministrinë e Ekonomisë pritet që të vendoset sot”, tha Taravari.

Dje, Izet Mexhiti tha se pozita e zv. kryeministrit për Integrime Evropiane duhet të vendosë këto ditë nga Alternativa, ndërsa Besa duhet të vendosë ministrinë e ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat