Ky është parashikimi i motit për sot

Maqedonia

Ky është parashikimi i motit për sot

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira të ndryshueshme, nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, posaçërisht në pjesët jugperëndimore të vendit.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 12 gradë

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat