Parashikimi i motit për sot

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot

Më: 17 maj 2025 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, në pjesët perëndimore me shira të rastësishëm lokalë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, më e shprehur përgjatë lumit Vardar.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 16 deri në 22 gradë.

Në Shkup, do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me mundësi për shi të lehtë në disa pjesë të luginës gjatë pasdites. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë në 22 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat