Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 26 maj 2025 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Në pjesën më të madhe të vendit, mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa në pjesët lindore do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të lehtë lokal.

Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e moderuar, e fortë nga veriu përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore mbi 70 kilometra në orë, informon Drejtoria Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale pritet të jetë në intervalin 3 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 16 deri në 24 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat