Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima.

Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27 deri në 35 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla lokale.

Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 35 gradë Celsiusë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat