Parashikimi i motit për sot

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me diell dhe pak më freskët me vranësira të lehta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriu përgjatë lumit Vardar.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 25 deri në 33 gradë.

Në Shkup, kryesisht me diell dhe pak më freskët.

Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu në disa pjesë të luginës. Temperatura minimale do të bjerë në 15, ndërsa maksimale do të arrijë në 32 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat