Propozohen ndryshime në përbërjen e Këshillit të ASHMAA-së

Maqedonia

Propozohen ndryshime në përbërjen e Këshillit të ASHMAA-së

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 19:36
Ilustrim

Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet sot miratoi një propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, me të cilin propozohet që Zirijeta Jajaga, profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe magjistër në diplomaci nga Shkupi, të emërohet në pozicionin e Nafije Selmanit, profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Shkupi.

Propozim-vendimi i ri do t’u propozojë deputetëve që të emërojnë:

Viktor Pavlovskin, inxhinier i diplomuar i informatikës së prodhimit nga Shkupi,

Sasho Stefanovskin, i diplomuar në art filmik dhe kameraman televiziv nga Shkupi,

Petar Djurovskin, redaktor i diplomuar i filmit dhe televizionit nga Shkupi, Cvetanka Minovska, gazetare e diplomuar nga Shkupi,

Afrona Vrzivoli, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi,

Gordana Majnova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistër i studimeve të komunikimit,

Zirijeta Jajaga, profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe magjistër e diplomacisë nga Shkupi, si anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së.

Siç shkruan AIM, përbërja e propozuar e Këshillit të ASHMAA-së nesër do të paraqitet në seancë parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat