Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të pakta deri mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja. Pasdite do të ketë zhvillim të izoluar të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 36 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.

Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 36 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat