Reshjet e dendura pa dëme në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Reshjet e dendura pa dëme në Maqedoninë e Veriut

Më: 7 janar 2026 Në ora: 23:33
Pamje nga videoja

Rreshjet e shumta të shiut që kanë rrënë gjatë 24 orëve të fumdit nuk kanë shkaktuar dëme në Maqedoninë e Veriut.

Në rajonin e Malësisë së Sharrit ka patur rritje të nivelit të ujit nëpër përronj  dhe në lumin Shkumbin që kalon përmes Tetovës.

Rrugës për në Banjën e këtij qyteti ka patur rrëshqitje të dheut dhe të gurrëve ,të cilat janë larguar nga kalimtarët dhe organet komunale.

"Dje ka pat të rreshura të mëdhaja këtu.Dje kan rrënë më shumë gurrë kan rra prej nalt,herë pas here bien.

Faleminderit prej konunës që erdh bageri dhe e pastroj këtë rrugën këndej.Edhe ne kalimtarët që kalojmë për çdo ditë e pastrojmë", thotë një qytetar.

"Situata ka qenë e qetë,nuk ka pasur dëme apo vërshime.Në disa raste ka pat rrëshqitje të lehtë të dheut në rrugën e Banjës ,por edhe aty normalisht ëahtë intervenuar nenjëherë,por përsëri shkaku i shiut janë paraqitur raste të tilla", thotë Albion Alili, zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Edhe lumi Lepenc që hyn nga Kosova në Maqedoninë e Veriut , ka pat rritje të nivelit të ujit, por nuk janë  shkaktuar dëme nga rrjedha e tij.

Disa vite më parë, nga vërshimet që patën përfshirë Malësinë e Tetovës dhe Hasanbegun e Shkupit, pati edhe viktima.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat