Uji në Strugë ende është i pasigurt për pije

Maqedonia

Uji në Strugë ende është i pasigurt për pije

Më: 6 mars 2026 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) kanë treguar se uji i pijshëm në Strugë nuk është në nivelin e duhur.

"Kishte një devijim në një nga parametrat, pra parametrin e turbullirës dhe në lidhje me të, sipas rregulloreve, në atë mostër që analizuam, uji nuk ishte në nivelin e duhur", tha në një konferencë për shtyp drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Andonovska theksoi se analizat e mostrave të ujit në Strugë ishin ndër të fundit të kryera nga Instituti këto ditë, dhe rezultatet janë dërguar në institucionet përkatëse.

Ku për këtë janë informuar Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat