Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Më: 11 prill 2026 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë lokale sipas shkallës Rihter ML3.1, është regjistruar mbrëmë në orën 00:22.

Nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup shtojnë se epiqendra e tërmetit vjen nga zona epiqendrore Delçevo-Berovë, 120 kilometra në juglindje të Shkupit.

“Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndier nga banorët e qyteteve Pehçevë, Berovë dhe rrethinës.

Kjo me intensitet prej III-IV gradë sipas shkallës evropiane makrosizmike”, njoftoi Observatori Sizmologjik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat