Qentë endacakë përbëjnë makth për banorët e Kumanovës

Maqedonia

Qentë endacakë përbëjnë makth për banorët e Kumanovës

Më: 19 prill 2026 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Qen endacakë në qendër të Kumanovës, nëpër trotuare, qen endacakë edhe në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë.

E pasi qytetarët e Kumanovës të sulmohen, këto pamje i presin edhe në oborrin e Ndihmës së Shpejtë në spital.

“Çdo ditë sulmojnë, vetëm në Llojan janë mbi 30 qen”. ”Komuna duhet t’i grumbulloje, si në Likovë si këtu, ka shumë qen, gjithandej. ”Unë e kam vreshtin afër kufirit dhe aty na sulmojnë.”I lëshojnë nga Serbia, i sjellin deri në kufij me kamionë dhe i lëshojnë për këndej, kjo është shumë e dëmshme”, tha një qytetar.

”Rëndë është situata me qentë në Kumanovë, ja ku është një, ja edhe tjerë andej, të gjithë neper spital.”

"Njihni dikë që e kanë sulmuar? Para pesë ditësh e sulmuan vajzën time atje poshtë”, tha një qytetar tjetër.

”Fajtor është komuna apo shteti, nëse e rreh qenin atëherë është fajtorë ai që e rreh qenin por për këto gjëra përgjegjësi ka shteti”, u shpreh qytetari.

Sipas drejtorit të spitalit, Sasho Stojçevski, për tre muaj e gjysmë, 37 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë për shkak të kafshimeve nga qentë endacak. Përveç pacientëve, nga qentë endacak janë sulmuar edhe stafi i spitalit të përgjithshëm në Kumanovë. thotë Blend Aliu, Përgjegjës i repartit të ndihmës së shpejtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat