Përleshje në Burgun e Idrizovës

Maqedonia

Përleshje në Burgun e Idrizovës

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 12:20
Fotoilustrim

Më 13.06.2026, në orën 01:47, në SPB Shkup është raportuar nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues “Burgu i Idrizovës” se një ditë më parë, më 12.06.2026 rreth orës 19:15, në ambientet e burgut është prishur rendi dhe qetësia mes dy të dënuarve, K.D. dhe B.M.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë përleshjes së ndodhur, i dënuari B.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai është dërguar menjëherë në Qendrën Urgjente pranë kompleksit klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ku janë konstatuar plagët e marra.

Autoritetet kompetente bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur incidenti brenda institucionit penitenciar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat