Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 09:35
Fotoilustrim

Në ditën e parë të fundjavës do të vazhdojë moti me diell dhe i ngrohtë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 29 deri në 37 gradë.

Në Shkup, mot i ngjashëm me temperaturë minimale prej 14 dhe maksimale prej 36 gradë.

Nesër pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, të ndjekura nga një periudhë moti kryesisht stabil dhe të ngrohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat