Kënga që Stanaj shkroi për Ariana Granden bën namin në SHBA!

Mediale Vip

Kënga që Stanaj shkroi për Ariana Granden bën namin në SHBA!

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:03
Stanaj, Ariana Grande

Stanaj na kapi në befasi të gjithëve pak ditë më parë, kur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregoi se ka bashkëpunuar me Ariana Granden për albumin e saj të ri “Positions” .

Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të dhe ne jemi tepër krenarë.

Dhe normalisht kjo këngë po korr goxha sukses në SHBA dhe shqiptari nga Mali i Zi s’mund të ishte më i lumtur.

Ai ka ndarë lajmin e bukur me fansat në rrjetet sociale duke shkruar se i është falenderues Zotit dhe skuadrës.

Ditën e djeshme u publikua bashkëpunimi i tij me producentin Tommee Profitt, ndërsa kënga, “Noel”, është pjesë e albumit të Profitt.

Image
Insta

Stanaj është një këngëtar dhe kompozitor shqiptar, i rritur në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat